Anglia dhe Portugalia me prepotencë, çmenduri nga Kazakistani

Fushata kualifikuese e ‘Euro 2024’ luajti sot ndeshjet e dyta në grupet C, H dhe J. Anglia vijon të shkëlqejë teksa sot fitoi ndaj Ukrainës duke udhëhequr grupin e saj (C) me pikë të plota. Kejn i cilishnëoi golin e 55 me kombëtaren si dhe Saka ishin ata që vulosën këtë triumf të anglezëve.
Sakaq, për italianët erdhi fitorja e parë e këtyre kualifikueseve në sfidën ndaj Maltës. Axurrët triumfuan 0-2 me Reteguin që shënoi sërish dhe Pesinën që hipotekoi fitoren.
Portugalia ndërkohë vijon të dhurojë spektakël golash në ndeshjet e saj të Grupit J. Kësaj radhe ndaj Luksemburgut numri i golave të shënuar shkoi në gjashtë, dy nga të cilët mbajnë firmën e Ronaldos.
Fitoret në shifra të thella janë të zakonshme në këtë grup, pasi edhe Islanda shkatërroi 0-7 Lihtenshtejnin në udhëtim ndërsa Sllovakia u mjaftua me 2 gola ndaj Bosnje-Hercegovinës.
Surpriza ka në Grupin H ku Kazakistani fitoi me përmbysje të çmendur ndaj Danimarkës. Danezët udhëhiqnin 0-2 që në pjesën e parë, teksa kthesa e madhe erdhi në të dytën.
Në takimet e tjera, Sllovenia mori fitoren e dytë në radhë përballë San Marinos dhe mban kreun e klasifikimit, ndërsa Finlanda mori 3 pikët e para ndaj Irlandës së Veriut.
Kualifikueset, Euro 2024:
Grupi C:
Angli – Ukrainë 2-0
Maltë – Itali 0-2
Grupi H:
Kazakistan – Danimarkë 3-2
Slloveni – San Marino 2-0
Irlandë e Veriut – Finlandë 0-1
Grupi J:
Lihtenshtejn – Islandë 0-7
Luksemburg – Portugali 0-6
Sllovaki – Bosnje-Hercegovinë 2-0/Sara Gjidiaj-Sportiim.al/