Kosova merr pikë në Izrael, Spanja shpërthen me La Fuente

Kualifikueset e Euro 2024 mbërritën në ditën e tyre të tretë. Pikërisht sot, nisi edhe gara për Kosovën. Ballkanasit nuk dolën pa pikë nga transferta izraelite edhe pse disi të zhgënjyer pasi mund edhe ta kishin fituar këtë sfidë.

Dardanët kaluan në avantazh falë një autogoli gjatë pjesës së parë, teksa izraelitët do të shënonin sërish në të dytën por kësaj radhe për të barazuar rezultatin. Nuk mjaftuan rastet e shumta që Kosova krijoi për të dalë me 3 pikë nga kjo përballje e parë e tyre në Grupin I.

Sa i përket sfidave të tjera të këtij grupi, Zvicra nuk mund të bënte ndryshe ndaj Bjellorusisë (luajtur në Serbi). Një fitore në shifrat 5-0 ishte nisja më e mirë e kësaj fushate kualifikuese ku nuk mungoi as goli i Granit Xhakës.

Në Grupin A, vëmendja u përqendrua tek Spanjë – Norvegji. Spanjollët fituan pastër 3-0 ashtu si Skocia që ia doli të kalonte lehtësisht Qipron me po të njëjtin rezultat.

Sakaq, Turqia udhëheq e vetme Grupin D pas fitores 1-2 ndaj Armenisë. Ndërkohë, Uellsi mundi të siguronte një pikë në frymën e fundit përballë Kroacisë duke barazuar me një gol në minutat shtesë

Kualifikueset, Euro 2024:

Grupi A:
Skoci – Qipro 3-0
Spanjë – Norvegji 3-0

Grupi D:
Armeni – Turqi 1-2
Kroaci – Uells 1-1

Grupi I:
Bjellorusi – Zvicër 0-5
Izrael – Kosovë 1-1
Andorrë – Rumani 0-2.Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!