Bajerni zyrtarizon Tuhel
Pritej dhe erdhi njoftimi zyrtar. Bajern Mynih gjatë pasdites së sotme njoftoi shkarkimin e Julian Nagelsman nga drejtimi i Bajernit të Mynihut. Në njoftimin e klubit shkruhej se vendimi ishte marra nga Shefi Ekzekutiv (CEO) Oliver Kahn dhe drejtori sportiv Hasan Salihamixhiç, në konsultim me presidentin e bavarezëve, Herbert Hainer.
Ndërkohë së bashku me Nagelsman, asistentët Dino Topmëler, Benjamin Glück dhe Xaver Zembrod largohen gjithashtu nga klubi.
Kështu në vend të 35 vjeçarit do të ulet Tomas Tuhel me ish teknikun e Dortmundit i cili ka firmosur deri në qershor 2025. Nesër në orën 12:00, Tuhel do të mbajë konferencën e parë për shtyp. Më pas seanca e ditës.
Der FC Bayern hat Trainer Julian Nagelsmann freigestellt. Zu dieser Entscheidung kamen der Vorstandsvorsitzende Oliver Kahn und Sportvorstand Hasan Salihamidžić in Abstimmung mit Präsident Herbert Hainer. Nachfolger von Nagelsmann wird Thomas Tuchel.
— FC Bayern München (@FCBayern) March 24, 2023
🔗 https://t.co/NKpG6rjGLr