Asani në debutim: E pres me ankth këndimin e himnit në fushë

Ndërkaq, për herë të parë i ftuar nga Kombëtarja, Jasir Asani nuk e fshehu kënaqësinë që është pjesë e grupit kuqezi dhe që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë sfidë të rëndësishme. I pyetur nga gazetarët, Asani u shpreh se ftesën e pret prej shumë kohësh, ndërsa komentoi edhe timonierin e ri të Kombëtares shqiptare. Ndër të tjera, Jasir Asani foli edhe për takimin ndaj Polonisë, ku nënvizoi se kuqezinjtë do të bëjnë të pamundurën të dalin me pikë dhe se ai do të bëjë maksimumin të bëjë atë që di më mirë… golin!

Ftesa nga Kombëtarja shqiptare – Jam  shumë i lumtur sepse çdo shqiptar nga Maqedonia mezi e pret ftesën nga Kombëtarja. Jemi shqiptarë dhe duhet të japim më shumë se 200% nga vetja. Çdo futbollist e ka ëndërr të përfaqësojë Shqipërinë. e kam pritur me shumë gëzim dhe shumë dëshirë. Kur erdhi ftesa isha shumë i gëzuar dhe do të jap maksimumin që të arrijmë një rezultat pozitiv.

Sa gjatë ke pritur për ftesën dhe golat – Ftesën e kam pritur gjithmonë dhe kam dëshiruar që të luaj për Kombëtaren shqiptare. E kam pranuar me shumë dëshirë, edhe familja ime ka qenë shumë e lumtur. Do jap maksimumin për Kombëtaren, do tentojmë të fitojmë dhe shpresojmë të dalim me një rezultat pozitiv.

Impakti i parë me trajnerin e ri Kombëtares –  Kam biseduar pak kur arrita dje dhe është një trajner për të cilin më kanë folur shumë mirë shokët. Besoj se do shkojmë mirë dhe të arrijmë objektivat me trajnerin.

Cilës skuadër në grup mund t’i marrësh më lehtë pikët – Çdo kundërshtar është i fortë. Ne do japim maksimumin tonë në çdo ndeshje, pasi asnjë prej tyre nuk është e lehtë për t’u fituar. Na presin ndeshje të vështira. Por jemi të fokusuar te ndeshja me Poloninë dhe duhet të japim maksimumin që në ndeshjen e parë dhe të dalim me rezultat pozitiv.

Çfarë mund t’i jap unë Kombëtares? – Do të jap maksimumin për Kombëtaren në çdo ndeshje dhe si çdo lojtar tjetër, edhe unë kam shumë qejf të shënoj gola. Do jap maksimumin të shënoj gola dhe të ndihmoj skuadrën të marrë pikët e duhura. Disa lojtarë të Kombëtares i njoh prej shumë kohësh dhe më kanë pritur shumë mirë. Jam i lumtur që për herë të parë erdha në Kombëtare dhe është një emocion shumë i madh. Jam ndjerë shumë mirë, jam i lumtur që jam këtu.

Sfida me Poloninë dhe pritshmëritë – Mendoj që duhet të përgatitemi për ndeshjen e parë kundër Polonisë, është një ndeshje e vështirë dhe është ndeshja e parë në grup. Duhet të futemi për fitore dhe shikojmë për një rezultat pozitiv.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!