Drita merr kreun, dhunë në Podujevë

Drita e Gjilanit pas javës së 25-të, merr kreun në Superligën e Kosovës. Në ndeshjen e sotme luajtur ndaj Gjilanit, formacioni i Thaqit fitoi derbin me shifrat 1-0. Nga ana tjetër, Prishtina zhgënjen sërish teksa këtë javë u mund në shtëpi nga Malisheva 1-2

Ndërkaq Llapi- Ballkani (3-2) e kthejnë në luftë ndeshjen mes tyre të luajtur sot në Podujevë. Mediat kosovre raportojnë se tifozeritë e të dyja skuadrave janë përleshur mes tyre e bashkë me të, ka patur edhe dëmtime të shumta. Për pasojë Policia njofton se janë arrestuar 21 tifozë.

Njoftimi i Policisë:

Shoqërohen në stacion policor 21 persona të përfshirë në një incident të ndodhur në Podujevë

Me datën 12.03.2023, rreth orës 15:00, në Podujevë, pas një ndeshje futbolli,  tifozët e ekipeve janë përleshur duke përdorë/gjuajtur  mjete të forta.

Si pasojë e përleshjes deri tani është raportuar se janë lënduar 2 zyrtarë policor, të cilët ishin në detyrë, të angazhuar për menaxhimin e situatës.

Ndërsa nga ana e tifozëve, deri tani është raportuar për tre të lënduar.

Bazuar në të dhënat fillestare, ngjarja ka filluar në stadium, ku janë shkaktuar dëme materiale, (dëmtim i ulëseve), më pas ka vazhduar në rrugët “Besnik Restelica” dhe “Zahir Pajaziti”, ku janë dëmtuar tri vetura dhe një autobus.

Pas vënies nën kontrollë të situatës, policia në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisë një hetim për ngjarjen.

Hetuesit policor në vazhdimësi janë duke ndërmarrë veprime hetimore me qëlim të identifikimit dhe procedimit e të gjithë të dyshuarve të përfshirë në këtë ngjarje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!