PSG për të treguar sa vlen, Milan për të mbrojtur kualifikimin

Totenhem- Milan dhe Bajren- PSG janë dy sfidat e sotme për 1/8 e Ligës së Kampionëve. Pas takimeve të para teksa Milan dhe Bajern ia dolën të fitonin me të njëjtin rezultat 1-0, sot me start orën 21:00 të katër skuadrat për të çertefikuar një biletë për në turin e 8 më të mirave.

Natyrisht vëmendja kryesore do të jetë te dueli i ‘Allianz Arena’ aty ku bavarezët e Nagelsman do të duhet të mbajnë larg Mesin dhe Mbapenë në mënyrë që bileta të mbetët në Gjermani.

Ndonëse e nis me avantazhin 1-0 edhe Milan do duhet të luajë të gjitha kartat për të siguruar kalimin e kësaj faze me eleminim të drejtpërdrejtë. Në Londër, ‘Spurs’ janë gati për të dhuruar njjë takim epik dhe sikundër Çelsi dje, teksa përmbysi Dortmundin edhe formacioni i Kontes i ka të gjitha shanset për të kaluar.

Champions League ora 21:00

Totenhem- Milan (0-1)

Bajern Mynih- PSG (1-0)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!