Kukësi trondit Laçin, Teuta barazon me Vllazninë

Abissnet Superiore, Java 24:
Teuta – Vllaznia 1-1 (Kallaku 30’/ Mala 14′)
Laçi – Kukësi 1-2 (Guindo 10’/ Rashiti 26′, Kardozo 53′)

Janë mbyllur edhe 2 sfida të tjera të Abissnet Superiore të vlefshme për javën e 24-ët të saj. Teuta dhe Vllaznia nuk shkojnë më shumë se një barazim ndërsa Kukësi përmbys shifrat në Laç.

Në “Niko Dovana” sfida mes Teutës dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 1-1. Vllaznia dominon në minutat e para dhe arrin të gjejë golin me anë të Malës, por reagimi i durrsakëve do të vijë shpejt. I përhershmi Kallaku bëhet sërish protagonist duke i dhuruar 1 pikë skuadrës së tij.

Këmbëngulin të dyja skuadrat në minutat e mbetura por përveç krijimit të rasteve të shumta asgjë tjetër nuk ndodh në këtë sfidë që mbyllet në paqe ashtu si në fazën e parë në këtë stadium.

Sa i përket renditjes, si durrsakët edhe shkodranët vijojnë të ruajnë të njëjtat pozicione. Teuta mbetet e gjashta me 32 pikë teksa kuqeblutë pozicionohen 2 vende më lart me 36 pikë.

Sakaq, në sfidën e luajtur pak orë më parë, Laçi pësoi një humbje zhgënjyese ndaj Kukësit për të tretën herë në këtë sezon. Kurbinasit e nisën mirë sfidën duke shënuar që në minutën e 10′-të falë Guindos, por Rashiti nuk gabon në minutën e 26′-të dhe rikthen baraspeshën.

Në pjesën e dytë do të vendosë goli i Kardozos që pas një pasigurie të portierit Selmani, shtyn topin në rrjetë dhe i jep fitoren skuadrës së tij që tashmë parakalon Laçin në renditje. Bardhezinjtë përfundojnë në zonën e kuqe me 30 pikë dhe numërojnë 4 ndeshje pa fitore./Sara Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!