Arsenal përmbysje e çmendur, Çelsi më në fund…

Përgatiti: Sara Gjidiaj

Surpriza, emocione, gola dhe spektakël dhuruan pesë kampionatet më të rëndësishme në Europë edhe këtë fundjavë ashtu si çdo herë tjetër. Gara sa vjen e bëhet më e nxehtë dhe ekipet tashmë kanë filluar të bëjnë kalkulimet.

Arsenal çudit në Premier League. Me përmbysje arriti të kalonte Burnemuthin duke siguruar 3 pikë në minutën e 90+7′-të. Mançester Siti ndërkohë i ndjek duke iu përgjigjur me fitoren e pastër ndaj Njukasëll.

Sakaq, Poter dhe Çelsi mundën të gjenin “çelsin” e fitores përballë Lids, ndërsa Totenhem stonoi në transfertën e Uolves. Sa i përket Sauthempton, “Shenjtorët” po provojnë t’i largohen zonës së kuqe me triumfin minimal përballë Leiçester ditën e sotme.

Java e 24-të e La Liga-s spanjolle nisi me fitoren e Getafes dhe Vijarealit, teka Majorka e Muriqit u dënua nga një gol në fund të kohës së rregullt. Atletiko Madrid – Sevilja e cila mbylli mbrëmjen prodhoi rezultatin tenistik 6-1.

Serie A, Atalanta nuk i shpëton ngërçit dhe përballë Udinezes nuk merr më shumë se një barazim. Monza surprizon Empolin me fitoren 2-1, ndërsa Milan përballet me Fiorentinën në 20:45.

Gara vijon dhe në Gjermani me Bajernin e Mynihut që i bashkohet Dortmundit në krye pas fitores ndaj Shtutgartit, ndërsa në Ligue 1 Lens dhe Lilë e mbyllën në paqe. PSG – Nantë qëndroi e hapur deri në fund kur Parisi shënoi golin e 4-ët.

Rezultatet:

Premier League:
Mançester Siti – Njukastëll Junajtid 2-0
Arsenal – Burnemuth 3-2
Aston Vila – Kristal Palasë 1-0
Brajton – Uest Hem Junajtid 4-0
Çelsi – Lids 1-0
Uolves – Totenhem 1-0
Sauthempton – Leiçester 1-0

La Liga:
Getafe – Xhirona 3-2
Almeria – Vijareal 0-2
Majorka – Elçe 1-1
Atletiko Madrid – Sevilja 6-1

Serie A:
Monza – Empoli 2-1
Atalanta – Udineze 0-0
Fiorentina – Milan 2-1

Bundesliga:
Augsburg – Verder Bremen 2-1
Bohum – Shalke 0-2
Borusia Gladbah – Frajburg 0-0
Mainz – Hofenheim 0-0
Union Berlin – Këln 0-0
Shtutgart – Bajern Mynih 1-2

Ligue 1:
Lens – Lilë 1-1
PSG – Nantë 4-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!