Gega gati rikthimi i madh te Partizani, derbi në “Air Albania”

Orë vendimtare për trajnerin e Partizanit Xhovani Kolela. Humbja e djeshme në çerekfinale të Kupës me Vllazninë 3-1 ka rënduar situatën te shtëpia e kuqe. Në përfundim të takimit ai është takuar me zyrtarët e klubit por gjithçka është shtyrë për sot.

Me derbin e ditës së hënë i cili më në fund është vendosur të luhet në “Air Albania Stadium”, palët e kanë patur të vështirë të marrin një vendim ekstra.

Sidoqoftë, duket se largimi i italianit nga pankina e Partizanit mbetet temë e nxehtë e klubit 16 herë kampion i Shqipërisë. Burime kofidenciale i thanë “Sportiim.al” se Skënder Gega, tekniku që e shpalli për herë të fundit kampion Partizanin në 2018-2019, është shumë pranë rikthimit te skuadra kryeqytetase./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!