Premier ka emrin Arsenal

Premier League nuk ka pushuar këtë mesjavë por ka sjellë për tifozët e saj dy sfida të rëndësishme. Në Angli paralelisht u luajtën dhe ndeshje të Kupës, ashtu si në Spanjë dhe Francë.
Për Arsenalin nuk ka ndalesë. Kryesuesit e kampionatit mposhtën 4-0 Evertonin dhe vijojnë të qetë rrugëtimin e tyre me objektiv titullin. Ndërkaq Liverpul kaloi Uolves në shifrat 2-0 me gjithçka të vendosur brenda 4 minutave.
Për Kupën e Anglisë, Mançester Junajtid fitoi me përmbysje ndaj Uest Hem, ndërsa Sauthempton dhe Totenhem u surprizuan nga skuadrat inferiore.
Kupa e Mbretit në Spanjë solli sot gjysmëfinalen Osasuna – Atletik Bilbao. Beteja e parë u fitua minimalisht nga Osasuna, teksa nesër në program është një super sfidë, klasikja spanjolle Real Madrid – Barcelona.
Sakaq, Kupa e Francës pa të kualifikoheshin për më tej Nantë dhe Tuluzë pa vështirësi, ndërsa për Marsejën do duhet të luhet edhe shtesa.
Rezultatet:
Premier League:
Arsenal – Everton 4-0
Liverpul – Uolves 2-0
Kupa e Anglisë (FA CUP):
Mançester Junajtid – Uest Hem 3-1
Sauthempton – Grimsbi Taun 1-2
Shefilld Junajtid – Totenhem 1-0
Kupa e Mbretit:
Osasuna – Atletik Bilbao 1-0
Kupa e Francës:
Nantë – Lens 2-1
Tuluzë – Rodez 6-1
Marsejë – Anesi 2-2 (6-7 Pen)/Sara Gjidiaj/