Largohet Dede, Dinamo emëron Mehmetin

Dinamo shkarkoi të hënën Nevil Deden dhe afron dy emra të njohur të klubit në pankinë.

Ecuria e dobët e javëve të fundit në Kategori të Parë për blutë, ka detyruar presidencën të shkojë te shkarkimi i Dedes dhe në vend të tij të emërojë si trjaner të parë Dritan Mehmetin. Në krah të tij, një tjetër ish dinamovit si Luan Pinari

Njoftimi i klubit Dinamo:

Dritan Mehmeti është trajneri ynë i ri. FC Dinamo ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e 43-vjeçarit në krye të 18 herë kampionëve të Shqipërisë. Mehmeti ka qenë edhe më herët pjesë e Dinamos si lojtar dhe trajner, duke drejtuar në fillimet e tij edhe skuadrat tona të moshave.

Me emërimin e trajnerit Mehmeti, presidenti Adrian Bardhi plotëson edhe një dëshirë të tifozerisë dinamovite për të pasur në drejtim të skuadrës dikë që e njeh mirë ambientin dhe vlerat e klubit.Në këtë rrugëtim me qëllim rikthimin mes më të mirëve, pjesë e stafit do jetë një tjetër ish-lojtar dhe kapiten i yni, Luan Pinari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!