FSHF mirëpret turneun ‘UEFA Development U16’ për femra, kalendari

Turneu ‘UEFA Development U-16’ për vajza do të ngrejë siparin e shumë turneve që do të zhvillohen në Shqipëri gjatë këtij viti. Federata Shqiptare e Futbollit do të organizojë në bashkëpunim me UEFA-n disa turne zhvillimorë, si edhe disa turne të fazave kualifikuese për djem e vajza, apo edhe turneun ‘Elitë’ për djemtë e moshës U-17.

E do të jetë pikërisht turneu zhvillimor për vajzat e moshës nën 16 vjeçe, të drejtuara nga Agustin Kola që do të nisin këtë fushatë ‘turnesh’ në Shqipëri. Përveç Shqipërisë U-16, në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Kosovës, Andorrës dhe Moldavisë dhe të gjitha takimet do të zhvillohen në Qendrën Sportive të Ekipeve Kombëtare në Kamëz nga data 7 deri më 12 mars.

Turneu do të nisë më 7 mars, ku ndeshja e parë do të jetë Kosovë – Andorra, me sfidën që nis në ora 11:00, teksa në po të njëjtën ditë Shqipëria e Agustin Kolës do të përballet me Moldavinë në ora 14:30. Takimet e dyta të turneut do të zhvillohen më 9 mars, me Andorra – Moldavi që është planifikuar të luhet në ora 11:00 dhe Shqipëri – Kosovë në ora 14:30. Sfidat e treta dhe të fundit në grup do të luhen më 12 mars, me Shqipërinë që do të luajë ndeshjen e fundit ndaj Andorrës në ora 09:30 dhe Moldavi – Kosovë në ora 12:30.

Në ditët në vijim, trajneri i ekipit kombëtar të vajzave U-16, Agustin Kola do të zbardhë edhe listën me futbollistet e thirrura për këtë turne.

Prej disa javësh, Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë përgatitjet e duhura për ta organizuar sa më mirë këtë turne të rëndësishëm europian për moshat, teksa bashkëpunimi ka qenë i shkëlqyer edhe me UEFA-n që vijon t’i besojë institucionit të futbollit shqiptar aktivitete kaq të rëndësishme sportive./FSHF/

Kalendari i plotë i ndeshjeve ‘UEFA Development U-16’

7 mars

Kosovë U-16 – Andorra U-16, 11:00 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamëz

Shqipëri U-16 – Moldavi U-16, 14:30 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamëz  

9 mars

Andorra U-16 – Moldavi U-16, 11:00 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamëz  

Shqipëri U-16 – Kosovë U-16, 14:30 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamëz

12 mars

Shqipëri U-16 – Andorra U-16, 09:30 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamëz

Moldavi U-16 – Kosovë U-16, 12:30 ‘Qendra Sportive e Ekipeve Kombëtare’, Kamëz

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!