Ndalet Ballkani, Prishtina kthehet te fitorja

Superilga e Kosovës luajti sot tri ndeshjet e javës së 22-të të saj. Skuadra e Ilir Dajës Ballkani u ndal befasisht në një barazim 1-1 me Dukagjinin. Të parët që shënuan ishin miqtë me golin e Oto Xhon në minutën e 18-të me penallti.

Në pjesën e dytë Ballkani barazoi në minutën e 56-të. Asgjë deri në fund me kampionët që vijojnë të kryesojnë në tabelë me 48 pikë.

Ndërkohë Prishtina ka marrë një fitore 0-2 përballë Llapit në transfertë duke i dhënë fund serisë së rezultateve negative në këtë start të fazës së dytë. Ndërkaq Gjilani ka arritur një fitore 1-0 ndaj Trepçës ’89 me golin e Dabiqaj në minutën e 76-të.

Dy takimet e tjera të kësaj jave u luajtën dje. Drita u mund në udhëtim 2-1 nga Ferizaj ndërsa Malisheva kaloi 3-1 Drenicën. (foto FC Prishtina)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!