Dinamo thyhet nga Tomori, tension te Elbasani-Pogradeci

U luajt ndeshja e parafundit e javës së 17-të në Kategori të Parë. Në stadiumin “Selman Stërmasi”, Dinamo- Tomori përfundoi 0-1 për beratasit.

Edhe pse me një futbollist më pak, për shumë minuta, ata shënuan në të 92′-ën me anë të Dushkajt. Blutë kanë humbur busullën ndërsa në tri javët e fundit kanë marrë vetëm një pikë. Kreu në rrezik.

Ndërkohë ndeshja e madhe Elbasani-Pogradeci e vleshme për Kategorinë e Dytë Grupi B, u ndërpre që në fillim të lojës për shkak të tensionit.

Ngjau në minutën e 5-të të takimit kur arbitri i takimit Olsion Yzeiraj akordoi penallti për verdheblutë e Elbasanit.

Pogradecarët e quajtën absurditet këtë vendim teksa sfida në “Elbasan Arena” u përfshi nga kaosi dhe rifilloi pas tetë minutash.

Sakaq sfida përfundoi në shifrat 1-1. Fillimisht Gava me penallti më pas Shkulaku për miqtë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!