Pesë ndeshje te inferiorët, luhet gjithçka në…”90 minuta”

10 javë nga fundi, Kategoria e Parë sot në fushë, mbërthyer nga dilema të shumta

Kategoria e Parë pas pak në fushë. Do të jenë 5 takime me të gjitha skuadrat në kërkim të pikëve maksimale. Vetë formati me 2 skuadra që ngjitën direkt, 4 skuadrat që luajnë për një vend që të dërgon në play off, 4 të fundit që zbresin automatikisht dhe vendi i 9 dhe 10 në play off, e kthen garën në inferiore një betejë të gjatë deri në fund të fazës së dytë.

Korabi pretendent për kreun, ka transfertën e Cerrikut me të dyja skuadrat që duan pa ‘kushte’ tri pikët. Vendasit në një nga mundësitë që i bën ata të përfshihen te grupi i shpëtimit të kategorisë.

Situatë thuajse e njëjtë te Oriku- Burreli. Orikumasit për vetë kontigjentin që kanë, jashtë parashikimëve, luajnë për mbijetesë. Matjanët pas afrimit të Bubeqit në pankinë kanë gjithë shanset për t’i ikur sa më shpejt fundit të ftohtë.

Ndërkohë në “Roza Haxhiu”, derbi myzeqar ka aq shumë për të treguar sa askush nuk di të japë një përgjigje. Dy skuadrat e njohura Lushnja dhe Apolonia janë duke rrezikuar seriozisht kategorinë.

Sikundër Besëlidhja e cila me Banon në timon, ka një finale mbijetese në Pukë. Për Skënderbeun momenti për të marrë kreun. Do ta ketë të lehtë ndaj Luzit 2008? Vështirë të thuhet.

Java e 17-të luhet e gjitha në orën 13:00:

Turbina- Korabi

Oriku- Burreli

Lushnja- Apolonia

Tërbuni- Besëlidhja

Skënderbeu- Luzi 2008

Të dielën:

Dinamo-Tomori 13:00

Të hënën 13:00

Besa- Flamurtai (në Berat)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!