Java e 22/ Hap Laçi-Bylis, Superiorja në dy ditë

  • Te Kastrioti do të debutojë (rikthim) Emiljano Çela. Partizani- Erzeni, takimi kryesor i javës.

Përgatiti: Erga Kenga

Do të hapë Laçi-Bylis në 13:00 ndërsa më pas po të shtunën për javën e 22-të në fushë edhe duelet Teuta- Kukësi dhe Partizani-Erzeni. Për të kaluar te takimet e ditës së diel. Në Kamëz me start orën 13:00, sfidat Kastrioti- Tirana dhe në Rrogozhinë, Egnatia-Vllaznia.

Kështu në këtë pikë të garës, sfidat e kësaj xhiroje, për vazhdimësinë, marrin vëmendje maksimale.

Laçi- Bylis 13:00

Bardhezinjtë e Mezanit në takimin e dytë radhazi në shtëpi. Humbja e javës së kaluar përmes një lojë të dobët ndaj Egnatias duket se ka prishur llogaritë e kurbinasëve të cilët ndaj Bylisit kanë gati të gjithë futbollistët. I vetmi që qëndron larg dhe po kryen terapi në Greqi është mbrojtësi Albi Alla. Nga ana tjetër Bylis ka rikuperuar thujase të gjithë futbollistët. Souza dhe Trumci janë të kthyerit e sigurtë ndërsa Zguro, Muçolli e Loran në pikëpyetje.

Teuta- Kukësi 16:00

Durrsakët do të luajnë në ‘Niko Dovana’ me Kukësin e Hallaçit. Të dy rivalët e orës 16:00 kanë pasur ecuri pozitive në javët e fundit e cila ka bërë që skuadrat të mbajnë nga 25 pikë.

Martini do ketë një mungesë të madhe në mbrojtje si Jazxhi por në pikëpyetje janë dhe Karabeci e Daci.Te Kukësi grupi duket i plotë.

Partizani-Erzeni 19:00

Fitorja e fundit e Partizanit ndaj Bylisit 0-1 ka rritur optimizmin te të kuqtë e Kolelës. Tri pikë determinante teksa e shoqëruar me humbjen e Tiranës me Vllazninë, gara për titull duket e hapur më shumë se kurrë (tri pikë).

Në konferencën e sotme për shtyp trajneri Partizanit ndër të tjera ka theksuar se skuadra ka gjetur moralin dhe se i vetmi që mungon është mbrojtësi Sota.

Te Erzeni nuk raportohen probleme. Skuadra vijon ti ngjajë një “fabule” të bukur e cila zgjat pambarimisht. Vjen si debutuese dhe ka numrin më të vogël të humbjeve(4). Fazën e parë fitoi 0-1, të dytën barazoi 3-3.

Abissnet Superiore, java e 22-të:

Nesër:

Laçi-Bylis 13:00

Teuta- Kukësi 16:00

Partizani-Erzeni 19:00

Të dielën:

Kastrioti- Tirana 13:00

Egnatia-Vllaznia 13:00

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!