Disiplina gjobit Vllazninë në Ditëlindje, Laska katër ndeshje…larg

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në FSHF datë 16 shkurt 2023.

1-KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
2. KF Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
3. Zyrtari i KF Erzeni, Durim Keçi, për sjellje josportive ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
4. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
5. Zyrtari i KF Laçi, Pashk Laska, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 55/2 të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
6. KF Turbina, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
7. Zyrtari i K.F Murlani, Kujtim Shaba, për sjellje josportive, duke përdorur fjalë fyese dhe ofenduese ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8-, Lojtari i Shenkollit Sebastjan Deda për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9. Lojtari i KF Sopoti, Denis Mici, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Lojtari i Valbona FK, Alvaro Farruku, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. KF Shkumbini, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë, në bazë të nenit 64/2/b të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3–0.
12. Lojtari i KF Shkumbini, Mikel Zogu, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Lojtari i KF Shkumbini, Eledio Muzhaqi, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
14. Lojtari i KF Delvina, Armando Selfo, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15. Lojtari i KF Delvina, Aleksandër Cama, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16. Çeljen e hetimit disiplinor për zyrtarin e KF Shkumbini, Florent Hasbajrami.
17. A.F Luftëtari, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, duke lejuar hyrjen e personave të pa autorizuar në ambientet e brendshme të stadiumit duke shkaktuar akte dhune, në bazë të nenit 64/3/b të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.
18. Lojtari i A.F Luftëtari, Alesio Kolonja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
19. Lojtari i KF Pogradeci, Artion Alillari, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
20. Lojtari i KF Teuta U-15, Aleks Muharremi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
21. Apollo 2016, U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë se pare U-14, kundër Studenti U-14, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 – 0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
22. KF Bylis U-17, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17, kundër FC Besa U-17, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
23. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të K.F Devolli, Egli Malesija, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
24. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Devolli, Fabjan Nallbati, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
25. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Valbona, Gazmir Fuçija, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
26. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Gramozi, Jordanis Dalipi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
27. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Labëria FC, Albano Çaushaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
28. Pranimin e kërkesës së lojtarit të K.F Oriku, Roland Shkreli, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.
29. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Partizani U-15, Frenki Vyshka, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!