Mercedes ndyshon ‘lëkurë’, W14 prezantohet në Silverstone

“Shigjetat e Argjendta” me bazë në Shtutgart prezantojnë në Silverstone makinën e re W14

Mercedes i rikthehet ngjyrës së zezë për tu shfaqur disi më ndryshe lidhur me atë botëror të kaluar (ngjyrës së argjendtë) që nuk i solli shumë fat Luis Hamilton dhe Xhorxh Rasëll.

Pikërisht sot teksa Rasëll feston 25 vjetorin e lindjes, në Silverstone makina W14 me Yllin me Tre cepa u prezantua si një markë e re e cila kërkon të futet në garat zyrtare për triumf.

Ndërkaq veç Hamilton dhe Rasëll si pilot i tretë do të jetë dhe Mik Shumaker.

Gjatë prezantimit të makinës, shefi i skuadrës gjermane, Toto Volf tha: “Viti i kaluar ishte i vështirë për ne, por kemi mësuar shumë. Shpresoj që 2023 të jetë një provë që kemi mësuar si t’i rregullojmë gabimet”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!