Mbrëmje spektakolare në Milano, Bajern thyen PSG-në

  • Koreografi e jashtëzakonshme në ‘San Siro’, Koman i shënon PSG-së dhe nuk feston

Champions League:
Milan – Totenhem 1-0
PSG – Bajern 0-1

Mori udhë sot raundi për1/8-at e Ligës së Kampionëve. Me 2 supersfida si Milan – Totenhem dhe Bajern – PSG, mbrëmja dhuroi emocione të shumta.

Në “San Siro” diktuan vendasit me kuqezinjtë e Piolit që fituan minimalisht ndaj Totenhemit. Goli erdhi që në minutën e 7′-të falë këmbënguljes së kuqezinjve dhe finalizimit të Diaz.

Japin shenja reagimi anglezët por vendasit tregohen cinikë edhe në mbrojtje, të gatshëm për të mbrojtur deri në fund fitoren që i favorizon dhe për ndeshjen e kthimit.

Sakaq, në Francë ligjin e bën Bajern. Gjermanët siguruan fitoren me golin e Koman në pjesën e dytë si dhe me ndihmën e madhe të Zomer që disa herë i mohoi festën vendasve.

Dy gola të anuluar gjithashtu për francezët për pozicion jashtë loje bënë që rezultati 0-1 për bavarezët të qëndronte i tillë deri në përfundim të sfidës. Bajern ndërkohë e mbyll me 10 lojtarë pas ndëshkimit të Pavard me kartonin e dytë të verdhë.

Ndeshjet e kthimit do të luhen më 8 mars me italianët dhe gjermanët që kanë një plus me vete, por llogaritë mbeten të hapura./Sara Gjidiaj/

Video:

Pamje spektakolare nga “San Siro” përgjatë Milan- Totenhem

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!