Ferrari i ri zbret në pistë, Leklerk: Ditë e veçantë

Shefi i ri i Ferrarit, Frederik Vasër, ka marrë kohë për të vlerësuar javët e tij të para në këtë rol, duke pranuar se ai tashmë “ndjen përgjegjësinë” për të rritur markën e famshme italiane.

Vasër filloi punën te Ferrari në fillim të janarit, pasi u zhvendos nga Alfa Romeo për të marrë pozicionin e mbajtur më parë nga Matia Binoto, i cili u largua nga skuderia gjatë dimrit pas pothuajse 30 vitesh në bord.

Ndërkaq Ferrari gati për Botërorin 2023. Formula 1 SF23 ka zbritur në pistë, në Fiorano për të përshkuar 100 km e vendosura në dispozicion për xhirime dhe publicitet. Synohet titulli ndërsa skuderia italiane sheh sërish duelin me Red Bull dhe Mercedes.

Pas testit me makinat e reja Sharls Leklerk tha:

“Sapo hyra në pistë pata menjëherë ndjesi të mira. Sigurisht, vetëm dy xhiro janë shumë pak për t’u kuptuar, por kjo është një ditë e veçantë për të gjithë ne.

Çdo gjë shkoi mirë. Inxhinierët po përpunojnë të dhënat e para. E gjithë kjo është shumë e veçantë, këtu ka një pasion të madh, diçka unike. Vitin e kaluar bëmë një hap të madh përpara, por nuk mjaftoi: synimi është ende titulli, jo vendi i dytë”.

Ndërkohë një konsideratë shprehu dhe Karlos Sainz:
“Me Sharls ka një konkurrencë të shëndetshme: Është diçka që na motivon dhe na shtyn të përmirësojmë secilin, por mbi të gjitha ka shumë respekt. Do japim maksimumin për Ferrarin”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!