Rikthehet Champions, PSG rikuperon Mbape e Mesi

Rikthehet Champions League. Nesër në kontient, kompeticioni më i madh i futbollit në rang klubesh do të luajë dy takime. Milan Totenhem dhe PSG- Bajern janë duelet e vajtjes së fazës për 1/8 e Ligës së Kampionëve.

Te kampi milanez do të ketë mjaft ndryshime. Mungesat e Dest, Maingnan dhe Florencit dhimbje koke për Piolin me teknikun e ‘Djallit’ që ka gati të rikthyerin Tomori.

Konte në krye të Totenhem do ketë dy mungesa thelbësore. Hojberg dhe Bentakur të zyrtarizuar jashtë.

PSG-Bajern duel me aromë finaljeje. Ndonëse parizienët nuk po kalojnë gjëndjen optimale në kampionat dhe Kupë, rikthimi i Mbape dhe Mesit përbën dhe shkallën më të lartë të optimizmit të teknikut Galtier.

Në anën tjetër Bajern Mynih duket i plotë. Nagelsman disi i pakënaqur nga rendimenti i disa futbollistëve të caktuar. Gjithësesi, një finale e parakohëshme./Sportiim.al/

Champions, të martën 14 shkurt ora 21:00

Milan Totenhem

PSG-Bajern Mynih

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!