Dinamo-Skënderbeu, Ilir Daja ndjek dy ish skuadrat e tij…

Ndeshja e sotme luajtur në “Selman Stërmasi” ndërmjet Dinamos dhe Skënderbeut figuroi një finale e madhe futbolli. Dy skuadrat e mëdha që mijitojnë në Kategori të Parë janë duke luftuar fort për tu rikthyer edicionin e ardhshëm në Superiore.

Në impiantin që dikur emërtohej “Dinamo”, skuadra blu me statusin e pritësit, e pa vetën në vështirësi pasi Temitope shënoi që në mintuën e 7-të. Reagimi i skudrës së Dedes në këtë fraksion erdhi në rritje teksa Prodani në 39′-ën stampio një top në tranversë e më pas njeriu i ndeshjes Smaçi goditi nga e djathta me topin që kaloi pranë këndit të majtë të portierit Ruçi.

Ndërkohë në pjesën e dytë fillimisht ishte Skënderbeu që iu afrua golit të dytë. Gresild Lika u pengua në zonë e në vend të penalltisë, gjeti kartonin e verdhë për simulim. Pa kaluar një minutë (53′) Temitope u shfaq totalisht i lirë në zonë por pa mundur të shënjestrojë në kuadrat. Pjesa tjetër e lojës foli kryesisht për Dinamon e cila pas një mori rastesh arrin të barazojë në të 82′ për 1-1 final.

Atmosfera:

Pikërisht këtu ka vend për tu ndalur. Në tribunën qëndrore të stadiumit, u panë shumë tifozë të ‘nëndetëses’ (mjaft të zhurmshëm) si dhe ato të korçarëve, vendosur në anën jugore. Mbështetja ka vijuar nga minuta e parë e deri në fund duke dhënë mesazhin e qartë se janë tejet të apasionaur pas skuadrave të tyre.

Nuk kanë munguar protagonistët e shumtë të futbollit në tribunë. Përpos presidentëve respektivë, në tribunë u pikasën: Presidenti i Apolonisë Koço Kokëdhima, ai i Turbinës Gentian Gjoka si dhe tekniku më i sukseshëm shqiptar, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!