Superiorja në tri ditë, nesër Laçi dhe Kukësi pritës…

Kampionati elitar i futbollit, edicioni i 84-ët, ka hyrë thuajse në fazë deçizive. Pas 20 javëve, Tirana kryeson e shkëputur nga Vllaznia e Partizani me 6 pikë duke treguar hapur ambicjet e klubit ndërsa kërkon të qëndrojë në fronin ku mbylli sezonin e kaluar si kampion.

Do të luajë të dielën në Shkodër me Vllazninë si pritëse teksa edhe në fazën e katërt, do jetë sërish vizitore e ‘Loro Boriçit’. (Rimbjellja e “Loro Boriçi”-t ka spostuar ndeshjen e fazës së dytë në kryeqytet).

Po të dielën në fushë, një tjetër çift interesant. Erzeni- Teuta në aktin e tretë sezonal e me shumë pritshmëri sportive. Ndërkaq Bylis- Partizani kanë shtyrë takimin e tyre për të të dielën.

Megjithatë java e 21-të starton nesër me dy takime të orës 13:00. Në Laç dhe në ‘Kukës Arena’ duelet Laçi- Egnatia dhe Kukësi- Kastrioti.

Java e 21-të, Abissnet Superiore:

Nesër:

13:00

Laçi- Egnatia

Kukësi- Kastrioti

Të dielën:

16:00

Tirana-Vllaznia (në Shkodër)

Erzeni- Teuta

Të hënën

13:00

Bylis- Partizani /Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!