Kupa/ Luhet në dy ditë, Teuta- Erzeni supersfida e së premtes

Rikthehet Kupa e Shqipërisë me ndeshjet e kthimit për 1/8-at e saj. Sfidat në Grupet A dhe B janë parashikuar nga Departamenti i Garave në FSHF të zhvillohen në dy ditë. përkatësisht të enjten dhe të premten.


Edicioni i 71-të i Kupës së Shqipërisë do të vendosë përballë skuadrat e elites me avanatazhin e të bërit mirë në të vajtjes teksa skuadra si Tirana, Laçi, Vllaznia, Partizani, Kastrioti, Egnatia thuajse e kanë siguruar kalimin për në fazën tjetër.

Me mjaft interes përballjet e kthimit: Kukësi- Apolonia dhe Teuta-Erzeni teksa shifrat e takimit të parë lënë hapur kualifikimin.

Më poshtë kalendari i takimeve të kthimit, në kllapa sfidat e vajtjes. Nuk vlen goli në fushë kundërshtare:

Grupi A

Të enjten 13:00

Partizani- Korabi (3-1)

Kastrioti- Dinamo (3-1)

Tirana- Lushnja (3-0)

Të premten

13:00 Vllaznia- Bylis (2-0)

Grupi B

Të enjten 13:00

Laçi- Tomori (3-1, në Pezë)

Kukësi- Apolonia (0-0)

Egnatia-Skënderbeu (1-0)

Të premten:

16:00 Teuta-Erzeni (1-1, në Durrës)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!