Ismajlgeci zyrtarizohet te Zrinjski

Marsel Ismajlgeci zyrtarizohet te Zrinjski Mostar në Bosnje-Hercegovinë.

Ky është lajmi i fundit që vjen nga kampi bardheblu.

Detajet e kontratës për t’u percaktuar por ajo e vlerës së shitjes figuron 150 mijë euro.

Për t’u theksuar, skuadra boshnjake eleminoi Tiranën gjatë verës në kupat e Europës.

Më pas radha e klubit të ri teksa ka prezantuar shqiptarin, ka ardhur dhe deklarata e kreut të klubit Denis Lasiç:

“Jemi të lumtur që arritëm të sjellim Marcel Ismajlgecin në HŠK Zrinjski. Ai është një lojtar që tashmë ka mjaft përvojë dhe shumë ndeshje të mira Është gjithashtu një lojtar që mund të përmirësohet më tej në klubin tonë. Mirëpresim Marselin dhe suksese në fanellën tonë”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!