Bajrami në huazim e Sasuolo
Mesfushori kuqezi Nedim Bajrami nga Empoli kalon te Sasuolo. Ai do të vijojë sërish në Serinë A ndërsa fillimisht 23 vjeçari i talentuar do të jetë në ‘Mapei Stadium” në formën e huazimit.
Klubi i ri rezervon të drejtën e blerjes për 6 milionë euro. Gjithnjë nëse futbollisti arrin të plotësojë disa kushte që paralajmëron kontrata paraprake.
Ndërkaq, klubi i ka uruar mirëseardhjen Bajramit, që shpreson të fitojë rolin e protagonistit te skuadra e re.
.
Zyrtarizimi i Bajramit erdhi nga klubi italian nëpërmjet Twitter-it