Kukësi del nga ‘koma’, Superiorja bëhët lëmsh

Abissnet Superiore, Java 18:
Egnatia – Kukësi 1-2 (Fernando 35′ pen/ Ndreca 70′, Delimedaç 86′)

Kukësi e ka mbyllur fazën e dytë të Abissnet Superiore me një përmbysje ndaj Egnatias në Rrogozhinë që vlen 3 pikë mjaft të rëndësishme për pozitat e verilindorëve.

Sa i përket sfidës, u pa një pjesë e parë më e mirë dhe më e qartë për vendasit të cilët krijuan disa raste shënimi por mundën të realizonin vetëm me anë të 11-metërshit. Ishte Duamena që u pengua në zonë dhe Fernando që shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Sakaq, Kukësi vjen me tjetër frymë në fraksionin e dytë ku reagimi i verilindorëve shpërblehet me golin e Ndrecës të ndihmuar dhe nga devijimi i Malotës në minutën e 70′-të, teksa pak minuta më vonë do të vijë edhe goli i përmbysjes. Delimedaç debuton me një dhuratë për Kukësin duke shënuar golin e fitores 4 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

Shifrat mbeten të fiksuara në 1-2 deri në përfundim të sfidës me skuadrat që e mbyllin kështu gjysmën e kampionatit. Kukësi në vend të parafundit me 19 pikë, ndërsa rrogozhinasit në vend të katërt në kuotën e 26 pikëve.

Ndrkohë pak më vonë 16:00 Partizani-Teuta dhe në mbrëmje Erzeni-Tirana (19:00)/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!