Xhixha zyrtarisht futbollist i Karabakut

Redon Xhixha zyrtarizohet te Karabak në Azerbajxhan. Ky është lajmi më i fundit që vjen nga burime të sigurta nga klubi bardheblu.

Kurbinasi 24 vjeçar, me statusin e goledaorit më të mirë në Superiore, ka kaluar te azerët për një shumë 550 mijë euro ndërsa në klauzolë sulmuesi do të ketë edhe 350 mijë të tjera nëse skuadra do jetë në Champions.

Ndërkaq Kristal Abazaj është në metrat e fundit para se të nënshkruajë për bardheblutë. Klubi pritet ti zyrtarizojë lëvizjet në orët në vijim. Sikundër dhe largimin e Vesel Limajt./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!