Njukasëll, rekord pa humbje, Bundesliga nis me goleada

Premier League dhe Bundesliga gjermane kanë luajtur ditën e sotme nga 6 sfida duke ofruar emocione, rivalitet dhe shumë gola.

Në Angli spikati sfida mes Liverpul dhe Çelsit me dy skuadrat që jo në formën e tyre më të mirë, as ditën e sotme nuk arritën të dominonin njëra-tjetrën. Vetëm një barazim 0-0 teksa Çelsit iu anulua një gol.

Fitore morën Aston Vila dhe Uest Hem duke thelluar krizën e Sauthempton dhe Everton teksa 3 sfidat e tjera u mbyllën pa fitues. Për Njukasëll vjen ndeshja e 15 pa humbje. Për rekord.

Sakaq, në Bundesligë bilanci i golave për ditën e sotme ka shkuar në 27, ku fitoret më të thella u regjistruan nga Volfsburg dhe Këln. Nuk ka surpriza teksa 3 pikë sigurojnë dhe Bohum, Frankfurt dhe Union Berlin. Shtutgart – Mainz në paqe 1-1.

Rezultatet:

Premier League:
Liverpul – Çelsi 0-0
Burnemuth – Notingem Forest 1-1
Leiçester – Brajton 2-2
Sauthempton – Aston Vila 0-1
Uest Hem – Everton 2-0
Kristal Palasë – Njukasëll Junajtid 0-0

Bundelsiga:
Bohum – Herta Berlin 3-1
Eintraht Frankfurt – Shalke 3-0
Union Berlin – Hofenhaim 3-1
Shtutgart – Mainz 1-1
Volfsburg – Frajburg 6-0
Këln – Verder Bremen 7-1/S.Gjidiaj/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!