Ballakni fiton Superkupën e Kosovës

Ballkani vijon të tregohet ekipi më i fortë në futbollin e Kosovës. Sot skuadra e Ilir Dajës fitoi me rezultat 1-0 ndaj Llapit në finalen e Superkupës së Kosovës.

Në një ndeshje plot grintë e tension të zhvilluar në Antalia të Turqisë, Lumbardh Dellova arriti të shënojë golin e vetëm por me vlerën e një trofeu të madh.

Pas fitores trajneri Daja ndër të tjera tha:

“Ishte lojë e fortë dhe e luftuar në fushë.Jemi të kënaqur sepse sjellim një trofe tjetër në Suharekë.Na vjen mirë që pas titullit, kemi edhe fitimin e Superkupës.

Nuk jemi në ditët tona më të mira sepse jemi në fazën përgatitore. Në këtë lloj ambienti, ndoshta do të kishte më shumë spektakël po të ishim në formën optimale. Ndeshja ishte me episode, por episodet zgjidhin ndeshjet.

Jemi të lumtur, i uroj të gjithë për këtë triumf. Jemi me pikë të barabarta me Dritën. Ne kemi një grup me djem shumë të mirë, qoftë të talentuar, qoftë që kanë ambicie” tha trajneri që ka afruar së fundi te Ballkani edhe Lorenc Trashin./Foto: Fc Ballkani/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!