Bitri lë Partizanin, destinacioni në Çeki

Sipas Supersport, Enea Bitri ka mbyllur me Partizanin. 26-vjeçari pritet të bëhet pjesë e Banik Ostrava në kampionatin e Republikës Çeke teksa flitet se ka firmosur një kontratë për një vit e gjysmë me një shifer 200.000 euro në sezon.
Për mbrojtësin nga Berati kishte interes dhe nga Bundesliga 2 (Braushveig), por në fund qëndërmbrojtësi preferoi transferimin në futbollin çek.
Banik Ostrava ndodhet aktualisht në vendin e 10-të me 20 pikë, e synon minimalisht të shmangë zonën e play-out. Bitri këtë edicon ishte kapiteni i të kuqve duke e ndihmuar skuadrën në pjesën e parë të sezonit në 16 ndeshje duke shënuar dhe 2 gola. Në të kaluarën mbrojtësi ka luajtur dhe me Astana në Kazakistan.
Ndërkaq Kombëtarja e Shqipërisë e grumbulloi në testet e fundit miqësore me Armeninë, Arabinë Saudite dhe Katarin.