Ndalet Milan, Sociedad fiton derbin bask

Gara në kampionatet elitare në Europë sa vjen e bëhet më e fortë dhe më interesante. Surprizat dhe rivaliteti nuk kanë munguar as në sfidat e sotme.

Rezultate befasuese vijnë nga Serie A ku Milan nuk ia doli përballë Leçes. Skuadra e Piolit e pa veten në disavantazh të dy golave në pjesën e parë, teksa me vështirësi do të rikthente baraspeshën në të dytën.

Festival golash edhe në Kremoneze – Monza me sfidën që përfundoi në 2-3 teksa në mbrëmje Inter u mjaftua me golin e shpejtë të Martinez për t’i marrë 3 pikë Veronës.

Për të kaluar në La Liga aty ku u zhvilluan 4 sfida të xhiros së 17-të. Rajo Vajekano, Xhirona, Osasuna dhe Real Sociedad ishin skuadrat fituese të sfidave të sotme.

Sakaq, në kampionatin francez luhet për llogari të javës së 19-të. Lens – Okser u mbyll në shifrat 1-0. Edhe Marsejë kaloi pa vështirësi Lorient, teksa Lion u surprizua nga Strasburg i cili e mposhti në shifrat 1-2.

Rezultatet:

Serie A:
Kremoneze – Monza 2-3
Leçe – Milan 2-2
Inter – Verona 1-0

La Liga:
Real Vajadolid – Rajo Vajekano 0-1
Xhirona – Sevilja 2-1
Osasuna – Majorka 1-0
Real Sociedad – Atletik Bilbao 3-1

Ligue 1:
Lens – Okser 1-0
Marsejë – Lorient 3-1
Lion – Strasburg 1-2

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!