Zidan mund të përfaqësojë Algjerinë

Djali i Zinedin Zidan, Luka Zidan është gjetur në qendër të diskutimeve orët e fundit. Në moshën 24-vjeçare, portieri i Eibar-it po flet për të ardhmen e tij ndërkombëtare. Nëse Zidan është përfshirë me të rinjtë e deritanishëm të skuadrës së Francës (U17,U18,U19, U20), ai mund të përfaqësojë në vijim Algjerinë.

Në fakt, skuadra franceze ka një grup të jashtëzakonshëm talentesh. Por, pavarësisht statusit aktual të Bluve në futbollin botëror, disa vendosin të shpërfillin zgjedhjen franceze. Në të kaluarën, madje edhe sot, shumë futbollistë me dy pasaporta po ia kthejnë shpinën Francës.

Kjo është mënyra se si Rajan Ait-Nouri dhe Housem Aouar mund të zgjedhin Algjerinë. ‘Le10sport’ shtron pyetjen… Po sikur Luka Zidan, djali i Zinedin Zidan me prejardhje algjeriane të bënte të njëjtën gjë?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!