Hugo Loris njofton tërheqjen nga Franca

Pas Benzema, vjen tërheqja e portierit kampion bote (2018) që mbrojti kuadratin e Francës për 14 vite.

Pas rinovimit të kontratës së Deshamps deri në 2026, ka të tjera zhvillime te kombëtarja e Francës. Hugo Loris, portieri i Totenham dhe kapiteni i Francës, njoftoi tërheqjen e tij nga kombëtarja në një intervistë për L’Equipe:

“Vjen një moment kur duhet të dish të ndalosh. Unë nuk dua ta marr në pronësi portën. Gjithmonë kam thënë dhe përsëritur që Franca nuk i përket askujt dhe ne të gjithë kemi mundësinë ta verifikojmë që është kështu.

Unë jam i pari që mendoj se skuadra është gati të vazhdojë me një portier tjetër të gatshëm”.

Karim Benzema hapi rrugën më 19 dhjetor pas dështimit të bluve në finalen e Botërorit. Tani vjen momenti i kapitenit dhe rekordmenit të Francës./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!