Blind i bashkohet Bajernit

Mbrojtësi holandez Daley Blind ka firmosur për Bajernin e Mynihut. Gjën në skuadër De Ligt dhe Gravenberch

32-vjeçari holandez Daley Blind i është bashkuar Bajernit të Mynihut në Bundesligë. Pas largimit nga Ajaks dhe zërave për të luajtur në kampionatin belg mbrojtësi anësor zgjedh kampionët e Gjermanisë.

Bajerni humbi shërbimet e Lukas Hernandez (i dëmtuar në Botëror) dhe drejtuesit kanë nxitur të sigurojnë shërbimet e Blind me parametra zero.

Lojtari nga Amsterdami ka fituar disa tituj me Ajaksin dhe Mançester Junajtid. Lojtari unversal ka veshur 99 herë fanellën e kombëtares holandeze. Te bajerni do të mbajë veshur fanellën me numër 23/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!