Bellingam më i shtrenjti, Reali ka gati ofertën

Për CIES Xhud Bellingham është lojtari më i vlefshëm në botë (208.2 mil euro) duke lënë pas Foden e Mbape. E kërkon Reali

Xhud Bellingam mbetet një nga protagonistët e mëdhenj të sesioneve të ardhshme të merkatos. Në fakt, largimi i tij nga Borusia Dortmund pritet në verë. Klubi gjerman duket se kërkon të fitojë goxha para nga shitja e anglezit 19-vjeçar.

Në fakt sipas Marca, Real Madridi është klubi më i interesuar për ta marrë atë dhe është i gatshëm të vendosë në pjatë mbi 100 milionë euro.

Dy plane të mundshme negocimi: ose 120 milionë cash dhe kaq, ose 100 milionë euro me bazë fikse plus bonuse deri në 40 milionë. Për sherbimet e Bellingham janë edhe të mëdhatë e Premier League.

Nga Birmingami, talenti i lindur në Stourbrigde iu bashkua Dortmund në 2020-ën por tani ai është gati për një aventurë të re. Reali e ka qarkuar…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!