Spurs fiton derbin, Sauthempton humbja e 6-të radhazi

Premier League nuk ka munguar as këtë mesjavë me 4 sfida të luajtura në mbrëmje ku golat kanë qenë të shumtë.

Sauthempton zhgënjen sërish me humbjen 0-1 përballë Notingem Forest duke u zhytur në fundin e klasifikimit dhe duke marrë humbjen e gjashtë radhazi.

Lids – Uest Hem u mbyll në barazim 2-2 me skuadrat që luftuan deri në fund por në këtë takim ndanë nga një pikë. Pa fitues u mbyll dhe Aston Vila – Uolves që prodhoi vetëm një barazim 1-1.

Sakaq, Totenhem siguroi një fitore të pastër me rezultatin 0-4 ndaj Kristal Palasë në derbi ku Kejn realizoi 2-gola. Kjo fitore e ngjit Totenhemin në vendin e pestë me 33 pikë

Premier League:
Sauthempton – Notingem Forest 0-1
Lids – Uest Hem 2-2
Aston Vila – Uolves 1-1
Kristal Palasë – Totenhem 0-4

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!