Di Mateo gjën punë në Kore të Jugut

Me Çelsin si trajner, në maj 2012, fitoi Ligën e Kampionëve ndaj Bajernit në Mynih (4-3 pen)

Roberto Di Mateo rinis nga Koreja e Jugut Ish-mesfushori i Lacios, Shalkes dhe Çelsit është emëruar konsulent teknik i Jeonbuk. Lajmin e ka bërë vetë klubi me një mesazh të postuar në rrjetet sociale.

Pas prezantimit ai tha:

“Mezi pres të ndaj përvojën time me të gjithë stafin teknik dhe trajnerin Sang-sik Kim dhe të jem pjesë e një aventure të suksesshme ku klubi do të fitojë shumë tituj për tifozët e Jeonbuk”, tha Di Mateo.

Për italianin, angazhimi në Korenë e Jugut i jep fund një pauze më shumë se gjashtë vjeçare, e cila filloi në tetor 2016 pas largimit nga Aston Vila si trajner./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!