Njukasëll ndal Arsenalin, Mançester Junajtid në kohë të…arta

Në Premier League është luajtur edhe ditën e sotme me 4 sfida në program ku kryesuesit Arsenalit janë frenuar tashmë, ndërsa Mançester Junajtid vijon marshimin.

Arsenal është ndalur në barazim pa gola nga Njukastëll Junajtid. “Topçinjtë” nuk ia dolën të fitonin në këtë sfidë ku Njukastëll Junajtid mundi t’i rezistonte skuadrës së pamposhtur të kampionatit.

Ndërkohë, pas humbjes ndaj kryesuesve në ditën e fundit të vitit që lamë pas, Brajton e ka nisur 2023-in me një fitore të thellë ndaj Evertonit në shifrat 1-4. Mbarë e nisi edhe Fulhem përballë Leiçester duke marrë një fitore të ngushtë.

Nuk zhgënjen as Mançester Junajtid në provën e parë të vitit. “Djajtë e Kuq” mposhtën me rezultatin e pastër 3-0 ekipin e Burnemuth me golat e Kasemiros, Shou-t dhe Rashford. 3 gola për 3 pikë që i ngjisin në vendin e katërt, 9 pikë larg kreut.

Sakaq, Premier League vijon nesër me 4 sfida të tjera, por nuk do të jetë vetëm pasi edhe për italianët pushimet marrin fund dhe Serie A rikthehet në fushën e lojës.

Rezultatet:

Premier League, java e 19:

Arsenal – Njukasëll 0-0
Everton – Brajton 1-4
Leiçester – Fulhem 0-1
Mançester Junajtid – Burnemuth 3-0

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!