Brazili, tri ditë zi kombëtare për Pele

Bolsonaro: Keqardhje. U nda nga jeta një njeri që përmes futbollit solli në botë emrin e Brazilit. Ai e ka shndërruar futbollin në art dhe gëzim.

Në një dekret të publikuar në Gazetën Zyrtare, me nënshkrimin e presidentit Jair Bolsonaro thuhet se “si shenjë treguese e trishtimit për vdekjen e Edson Arantes do Nascimento, Pele, Brazili ka shpallur tri ditë zi kombëtare në të gjithë vendin duke filluar që nga publikimi i këtij dekreti.

Presidenti i Brazilit Bolsonaro në Twitter shkruan: ”Pele e ktheu sportin në art dhe argëtim dhe emrin e Brazilit e transmetoi nëpër botë me futbollin. I uroj durim familjes dhe të dashurve të tij”.

Ndërkaq ceremonia mortore e Peles do të zhvillohet më 3 janar 2023 në stadiumin “Santos” ku ai ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij futbollistike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!