Shuhet Pele, kishte 82 vite

Mbreti, gjeniu, legjenda e futbollit të luajtur me tre Kupa bote shuhet pas një sëmundje të rëndë.

Legjenda braziliane Pele ka ndërruar jetë në moshën 82-vjeçare. Tre herë kampioni i botës mbylli sytë sot për shkak të kancerit të zorrës së trashë me të cilin po luftonte prej disa kohësh. Pelé ishte shtruar në spital për rreth një muaj dhe gjendja e tij ishte përkeqësuar ditët e fundit.

Brazili dhe e gjithë bota e futbollit humbën legjendën e tyre më të madhe, Mbretin e futbollit.

Reagimet:

“Mbreti i futbollit ka ndërruar jetë por ajo që ka dhënë ai për futbollin nuk do harrohet kurrë” shkruan Kilië Mbape.

L’Equipe gjithashtu kujton Pelen. Legjenda e futbollit botëror është ndarë nga jeta sot në moshën 82-vjeçare pas një beteje me kancerin. E përditshmja sportive franceze ka këtë titull në edicionin e saj online: “Fundi i një bote”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!