Duka: Futbolli humbi Mbretin

E gjithë bota sportive por jo vetëm është e shokuar nga humbja e jetës së Mbretit Pele. Mesazhet homazh për ish lojtarin e madh të të gjitha kohëve vërshojnë lumë nga futbollistë, personazhe nga jeta sportive apo publike. Nuk mund të mungonte një status i tillë nga presidenti i FSHF-së Armand Duka.

Duka shkruan në rrjete:

“Futbolli humbi sot mbretin. I madhi Pele, braziliani virtuoz që magjepsi botën me talentin e tij, u nda nga jeta pas një betejë me problemet shëndetësore. Një moment i vështirë për të gjithë ata që patën fatin ta shikonin nga shkallët e stadiumit duke luajtur, por edhe për ato që e kanë njohur përmes historisë dhe bëmave të tij.

Do t’i mungojë shumë botës së futbollit, por rekordet, arritjet e tij unike dhe trofetë e shumtë e kanë ngjitur prej shumë kohësh në olimpin e futbollit. Legjendat jetojnë përgjithmonë! U prehsh në paqe i madhi Pele!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!