I dëmtuar/ Kuadrado acaron tifozët, kryen gara me ski

I dëmtuar prej kohësh dhe me mundësi rikthimi mjaft të zbehura për këtë sezon, Huan Kuadrado mërzit në maksimum tifozët e Juves. Shkak bëhët aventura e fundit e kolumbianit në mal teksa së bashku me familjen është parë të bëjë ski.

Ai humbi miqësoret kundër Arsenalit dhe Rijekës për shkak të një problemi në gju por videot e postuara në rrjetet sociale prekën nervat e bardhezinjëve të cilët kishin lëshuar kritika të forta më parë për Pol Pogba, i cili gjithashtu u pa në terrenet me borë.

“A nuk je i lënduar?”, “Ndërsa të gjithë janë në Kontinasa, ju shkoni në mal”, “Te Juve ju keni pushimet më të gjata nga të gjithë”. Këto janë disa nga komentet e bëra te publikimi i një statusi të anësorit të Juventusit në rrjete./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!