Habit Zamorano: Alvarez më i mirë se Mbape e Haland

Loja impresionuese e sulmuesit të Argjentinës Julian Alvarez (pjesë e Sitit në Premier) në ‘Katar 2022’ (kampion bote) ka marrë vëmendje të madhe në Amerikën e Jugut.

Ivan Zamorano i hedh ‘benzinë zjarrit’ ndërsa në diskutimin se kush është më i mirë nga dyshja Mbape apo Haland, legjenda kiliane voton për Julian Alvarez.

Gjatë një interviste për ‘Olé’ në të cilën foli për Kupën e Botës në Katar, ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Interit tha:

Alvarez?

“Ai është sulmuesi më i kompletuar që ekziston. Bën gjithçka si duhet: është i mirë në krahë, është mbrojtësi i parë, i mirë me kokë, godet me të djathtën dhe të majtën, ka talent dhe fuqi fizike në lojën afër dhe larg.

Këtë e dëshmoi në golin e shënuar kundër Kroacisë. Haland nuk bën mirë në krahë, Mbapenë e kemi parë që nga sulmues 9-ësh nuk merr pjesë shumë në lojë… Julian i bën të gjitha këto. Për më tepër ai ka një zemër të madhe që e bën atë edhe më të kompletuar”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!