Feliks, Junajtid dhe Arsenal pista e radhës

U ble për 126 milon euro nga Benfika por Zhoao Feliks pa mundur dot të shkëlqejë (siç pritej) pritet të largohet nga Atletiko Madrid.

23 vjeçari luzitan debutoi në një ndeshje të La Ligas për Atletiko Madrid më 18 gusht 2019 si titullar kundër Getafes në moshën 19 vjeç e 281 ditë. Në La Liga, ai ka luajtur 94 herë në kompeticion, me 24 gola dhe 13 asistime.

Sidofoftë sirenat e largimit nga klubi madrilen kanë ardhur ndërsa sipas mediave portugeze ai e sheh vetën në kampionatin anglez.

Mançester Junajtid dhe Arsenal janë pistat më të mundshme me klubet e mëdha në ishull që kanë shfaqur interes të shtuar./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!