Spanja zhgënjeu në Botëror, Olmo e Torres në vitrinë

Në mesin e ideve të Luis Enrikes nuk kishte shumë kthjelltësi dhe për këtë, Spanja duhej të falënderonte Gjermaninë për të shmangur eleminimin në fazën e grupeve, me Kosta Rikën që po rrëzonte gjermanët.

Shtatë me zero ndaj Kosta Rikës kishin dhënë idenë e një viti të lavdishëm dhe të suksesshëm, por më pas 4-3-3 u përkeqësua përfundimisht, duke humbur ndaj Japonisë dhe duke mos shënuar asnjë gol në 120 minuta ndaj Marokut.

Në fakt shumica e kombëtares e cila pati firon e largimit të Buskets vetëm Dani Olmo mbetet njeriu më i kërkuar në Spanjë. Anësori është ende te Lajpcig dhe jo në Barcelonë apo te Real Madrid.

Më pas është edhe i shkëlqyeri Pau Torres, i cili vitet e fundit ka treguar se është rritur jashtëzakonisht shumë dhe tashmë është pëlqyer nga Mançester Junajtid.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!