Rexha nga Anglia: Nuk ndahem nga futbolli

Tirana dhe Laçi janë dashuritë e tij futbollistike. Bëhët fjalë për ish-sulmuesin e njohur kryeqytetas Alban Rexha i cili tani ushtron rolin e menaxherit në futboll.

Pak kohë më parë tiranasit iu afrua drejtimi i skudrës së futbollit për femra të Laçit por ish goleadori e shtyu oferten pas një plani për tu larguar në Angli.

“Po. Laska më afroi skuadrën e femrave. Dihet që raportet tona janë të shkëlqyera por vendimi për të lëvizur drejt Anglisë ka shtyrë këtë projekt. Tirana dhe Laçi janë dashuritë e mia futbollistike”, tha Rexha për Sportiim.al.

Ai kujtohet gjithnjë, ndërsa i dha të parin trofe Laçit në maj 2004. Rexha-Rexha’, -thërrisnin nga shkallët e ‘Niko Dovana’ rreth 4 mijë fansa kurbinas. Në fund, Rexha hero në 20 maj 2004 në stadiumin “Niko Dovana”.

Në fushë Laçi dhe Egnatia, në një stadium ku kishte një numër të konsiderueshëm tifozësh. Dy skuadrat kishin siguruar ngjitjen në Superiore dhe tashmë mes tyre diskutohej trofeu i Kategorisë së Dytë, sot e Para.

Një ndeshje e fortë, që u vendos nga një gol. Dy ekipe të forta, që e kishin mbyllur kampionatin me pikë të barabarta, 52. Sigurisht financat nuk mungonin dhe te Laçi falë dyshes Agim Myrtaj-Ermal Laçi.

Alban Rexha, sulmuesi që ato vite po spikaste dhe që ndëshkoi ish-skuadrën e tij Egnatian i dha fitoren Laçit, që ngriti për herë të parë një trofe.

Rexha prej vitesh e ka mbyllur me futbollin e luajtur, ndërkohë që ka provuar të luajë me Partizanin dhe Tomorin, veç dy ekipeve finaliste të përmendura më lart. Jo vetëm kaq, por në vitin 2000 ai ishte shënuesi më i mirë i “demave të kuq” në elitën e futbollit shqiptar, me 9 gola.

Gjithsesi më pas është parë si një tifoz i thekur i Tiranës, por nuk ka lënë pas dhe takimet e bardhezinjëve.

Nderkaq ai ka kohë që përfshihet në tregun e menaxhimit të lojtarëve të ndryshëm. Gjëndet në Angli…/Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!