Talenti/ Zira fiton Kupën në Itali

  • Transferohet dy ditë para finales, gjigandi Leonardo Zira (1.88) zbret në fushë për finalen e trofeut të parë të klubit italian.

Kërkohen vazhdimisht talente. Afër dhe larg. Ndoshta niveli ‘Eccellenza’ në Itali nuk ndiqet dhe aq por aty sapo është korurëzuar me Kupën e Italisë (të këtij niveli) shqiptari Leonardo Zira.

Sulmuesi ekselent vetëm pak ditë më parë u transferua nga Sangiustese (Ankona) për te Valdichienti Ponte. Dhe menjëherë aktivizimi e trofeu i parë për klubin e ri të 22 vjeçarit.

Përballë pati skuadrën Urbino në një finale mjaft të luftuar e të fituar me një penallti në të 55′-ën nga Valdichenti. Tani skuadra e Zirës pritet të ngjitet në D. Ai ka shënuar në 4 sezone mbi 80 gola.

Ndërkaq mediat pranë finalistit Urbino (rivalit në finale) shkruajnë: Finalja solli fitoren Valdichientit i cili tani do të provojë ngjitjen për në D. Ëndrra e Urbinos bie në finale dhe Valdichienti Ponte ngre Kupën e Italisë, duke fituar 1-0 kundër Bianchelli në Senigallia, falë një penalltie “shumë bujare”./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!