Pele në gjëndje kritike, mjekët nuk flasin…

Pele në gjëndje të rëndë shëndetësore. Dëshmi e qartë se ‘Mbreti’ i futbollit të luajtur në të shkuarën është rëndë janë familjarët e tij të cilët janë mbledhur në spitalin ‘Albert Einstein’ në San Paulo, ndërsa 82-vjeçari po kurohet që në nëntor të këtij viti.

Edson Arantes do Nascimento (Pele), vuan nga kanceri. Mjekët thanë në fillim të kësaj jave se sëmundja kishte përparuar goxha. Gjithësesi, bluzat e bardha vijojnë përkujdesjen ndaj tri herë fituesit të Kupës së Botës. Sipas mjekëve shkak i rëndesës bëhën veshkat dhe problemet me zemrën.

Pele udhëhoqi Brazilin drejt fitores në Kupat e Botës në vitet 1958, 1962 dhe 1970 dhe mbetet një nga golashënuesit më të mirë të të gjitha kohërave të ‘Seleçiaos’ me 77 gola.

Rekordi i tij u barazua nga Nejmar gjatë Kupës së Botës luajtur në Katar. Mbreti gjeti forca dhe e uroi përmes një mesazhi. Tani në gjëndje të rëndë. Madje mjekët orët e fundit, nuk kanë dhënë ndonjë komunikatë lidhur me situatën e Pelesë./Foto: Twitter/ Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!