Partizani fiton derbin e “luftës”

Abissnet Superiore, Java 15:
Tirana – Partizani 0-1 (Skuka 4′)

Derbi i 168 mes Tiranës dhe Partizanit për javën e 15-të Abissnet Superiore këtë radhë ishte ndër më të pazakontit. Kryesisht në tribuna me pikë kulmore dhunën e spostuar nga shkallët në fushë. Në aspektin e sendeve të hedhura, fishekzjarrëve dhe tymueseve të pafudme.

Arbitri Eldorjan Hamiti në zbatim të rregullores ndoqi etapat teksa në një moment i dërgoi të dyja skuadrat në dhomat e xhveshjes.

Ndërkaq në fushë goli i shpejtë i Skukës në minutën e katërt vendosi fatet e kësaj sfide duke bërë që Partizani të shkojë deri në fund i sigurtë për tri pikë determinante për kreun.

Tirana u shfaq nën pritshëmri në këtë takim. Përveç Kallakut dhe Deliut pjesa tjetër e skuadrës nuk arriti të orientohet si duhet duke mbyllur pa pikë.E dyta në radhë (javën e 14 u mund nga Teuta).

Kështu Partizani e mbyll vitin në krye të klasifikimit me 29 pikë, 4 më shumë se Tirana e vendit të dytë./Sportiim.al/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

error: Nuk lejohet kopjimi i materialit!